Komuna e Klinës me 50 mijë euro bleu 4 vetura të reja

Ekonomi

Komuna e Klinës me 50 mijë euro bleu 4 vetura të reja

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:48

Komisioni italian e vlerësoi shqiptarin me votat maksimale, përkatësisht me 110 vota
Për herë të parë, në sajë të një lidhjeje nëpërmjet ‘Skype-it’, një i burgosur shqiptar, i cili ndodhet në burgun e Mine Pezës në Tiranë, mundi që të diplomohej për letërsi italiane, nga Universiteti i Romës “Tor Vergata”. I dënuari Alban Bardhi, i cili tre javë më parë ishte në burgun e sigurisë së lartë “Kompleksi i ri i Rebibbias” në Itali, ishte regjistruar në “Tor Vergata” falë projektit “Universiteti në Burg”, i krijuar në vitin 2006 nga garanti i të burgosurve të Lazios, Angiolo Marroni, në bashkëpunim me drejtuesit e burgut në Rebibbia.

Fillimisht ishte planifikuar që Bardhi duhet të mbronte tezën e tij, 9 korrikun e shkuar së bashku me tre të burgosur/studentë të tjerë. Por, ai disa ditë më parë, u ekstradua në Shqipëri.

“Që nga ai moment jemi aktivizuar me Ambasadën Italiane në Shqipëri dhe autoritetet gjyqësore shqiptare për të gjetur një zgjidhje që ky i burgosur të diplomohej, dhe të mos humbiste të gjitha ato vite studimi më kot.

Përfundimisht, bashkëpunimi institucional, së pari me ambasadën tonë dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të Republikës së Shqipërisë, dhe nëpërmjet lidhjes së “Skype-it” mundësuar nga teknikët e “Tor Vergatas”, na lejoi që Bardhi të diplomohej”, ka thënë Angiolo Marroni.

Komisioni italian e vlerësoi shqiptarin me votat maksimale, përkatësisht me 110 vota.

Falë këtij modeli, sot janë 113 të burgosur të cilët ndjekin universitetin në Lazio.

Në vitin 2005, të burgosurit e diplomuar ishin vetëm 17.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat