Prizren, për 9 vende të lira pune në arsim, 186 kandidatë

Ekonomi

Prizren, për 9 vende të lira pune në arsim, 186 kandidatë

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:45

Prizren, 22 korrik – Kandidatët për mësimdhënës në Qendrën e Kompetencës në Prizren, që pritet të nisë punën nga 1 shtatori i këtij viti, të hënën i janë nënshtruar testit për përzgjedhje, në bazë të të cilit do të hartohet lista e ngushtë e kandidatëve që do të intervistohen.
Zyrtarë të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren kanë bërë të ditur se kjo praktikë po zbatohet për shkak të numrit të madh të kandidatëve që kërkojnë të punësohen në këtë shkollë profesionale. "Për 9 vende të lira pune, respektivisht mësimdhënës të lëndëve profesionale, kanë konkurruar 186 kandidatë. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve Bordi i Donatorit të Shkollës dhe Agjencia për Arsimin Profesional dhe të Rritur kanë vendosur që me anë të testit të përzgjidhet lista e ngushtë e kandidatëve", ka thënë drejtori i DKA-së, Nexhat Çoçaj.

Qendra e Kompetencës pritet të nisë punën më 1 shtator të këtij viti. Ajo u themelua në saje të përpjekjeve të përbashkëta të Qeverisë së Kosovës dhe të Luksemburgut. Afër 3 milionë euro është shuma e investimeve për ndërtimin dhe pajisjen e kësaj shkolle, krijimin e planprogrameve dhe ofrimin e trajnimeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat