Kosova e Re, shtyhet afati për dorëzimin e ofertave

Ekonomi

Kosova e Re, shtyhet afati për dorëzimin e ofertave

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 19:56

Komiteti drejtues i projektit të Termocentralit Kosova e Re, i udhëhequr nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, kanë aprovuar sot shtyrjen e afatit të dorëzimit të ofertave deri më 15 shtator 2014.

Ky komitet aprovoi unanimisht kërkesën e investitorëve të bërë nëpërmjet këshilltarëve të transaksionit për shtyrjen e afatit të dorëzimit të ofertave deri më 15 shtator 2014.

Në bazë të këtij vendimi të KDP­së, sipas kërkesës së investitorëve, shpallja e fituesit për fazën e parë të projektit do të bëhet më 30 shtator.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat