Bullgari, 302.6 milionë euro investime

Ekonomi

Bullgari, 302.6 milionë euro investime

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 14:16

Investimet e Huaja Direkte të Bullgarisë arritën në 302.6 milionë euro gjatë pesë muajve të parë të vitit 2014.

Banka Qendrore bëri të ditur se vlera e tyre ka arritur në 0.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifrat tregonin për një vlerë prej 456.9 milionë euro, apo sa 1.1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por vlera origjinale e publikuar nga Banka Qendrore në vitin e kaluar ka qenë 505.4 milionë euro, e më vonë u rishikua në rënie.

Investimet në asete, duke përfshirë edhe ato në sektorin e pasurive të paluajtshme kanë arritur në 23.5 milionë euro, kundrejt 331.8 milionë euro të periudhës Janar – Maj 2013. Të dhënat e Bankës Qendrore kanë treguar se investimet më të mëdha direkte në Bullgari janë bërë nga Britania, me 110.5 milionë euro, e ndjekur nga Holanda, me 74.5 milionë euro.

Sipas shifrave paraprake, investimet bullgare jashtë arritën në 70.6 milionë euro gjatë katër muajve të parë të vitit, kundrejt 50.4 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat