KESH u dha 240 mijë € shpërblime punonjësve para zgjedhjeve të 2013

Ekonomi

KESH u dha 240 mijë € shpërblime punonjësve para zgjedhjeve të 2013

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 21:34

Ekipi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka konstuar një fak tjetër skandaloz. Në raportin auditues shkruhet sa më poshtë: “Të kërkohet në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe të gjitha shkallët e gjykimit, arkëtimi i shumës prej 33,683,180 lekë, përfituar padrejtësisht nga punonjësit e KESH Sha në muajin qershor 2013, në kundërshtim me ligjin nr. 10405, datë 24.3.2011 ”Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, neni 6, pika 1, shkronja (b)”.

Çfarë ka ndodhur?

Sikurse duket qartë, të gjithë punonjësit e Korporatës janë shpërblyer në avancë nga administrata e KESH-it muajin e zgjedhjeve parlamentare. Jo në mënyrë të pjesshme, por të gjithë bashkë. Në raport theksohet shprehimisht një gjë e tillë. Por ky shpërblim është bërë në kundërshtim, jo me rregulloren e brendshme të ndërmarrjes, por me vetë ligjin në fuqi, të miratuar nga mazhoranca e djathtë në vitin 2011. Logjika ta do që paratë e shtetit-pronar janë përdorur për të joshur punonjësit e KESH-it për të siguruar votat për aleancën e djathtë të Sali Berishës. Një gjë të tillë KLSH e stigmatizon si shkelje ligjore, ndaj sugjeron që të ndiqet deri rruga gjyqësore që kjo shumë, e barabartë me 240 mijë euro, të rikthehet në arkën e Korporatës. Ky fakt tregon se si është menaxhuar KESH deri tani dhe kush janë fajtorët për situatën skandaloze financiare të saj. Por KLSH konstaton edhe një mori shkeljesh të tjera. Kështu, për dy automjete është konstatuar se gjatë dy viteve është faturuar karburant për to në mënyrë të barabartë çdo muaj. Ndërkohë, regjistrohet fakti që automjeti kryen në 11 ditë 8.100 kilometra, pra mesatarisht 800 km në ditë. Kuptohet që një gjë e tillë fsheh vjedhje. Në këtë mënyrë i bie që automjeti brenda një dite të vetme, për 11 ditë rresht, ta ketë përshkuar katër herë rrugën Durrës-Kukës.
Shkeljet
Abuzimet në procese të prokurimit publik
Gjatë procesit të tenderimeve dhe prokurimeve të tjera, të kryera nga administrate e KESH, Kontrolli i Shtetit ka konstatuar shkelje nga më të ndryshmet, që dëshmojnë për abuzime dhe shpërdorim të pasurisë publike. Kështu, janë vërejtur ndryshime të kushteve të kontratave, pasi ishte shpallurm më parë oferta fituese, çka është e dënueshme me ligj. Po kështu, ka patur përdorim të referencave të markës në specifikimet teknike apo çlirim të garancisë së kontraktorit pa plotësuar detyrimin kontraktor. Audituesit kanë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës “Negocim pa botim paraprak të njoftimit të kontratës” në mungesë të kushteve ligjore përkatëse apo prokurim të materialeve të ndërtimit të ndaluara me VKM për përdorim. Komisionet e prokurimeve në KESH gjatë periudhës në fjalë kanë kryer edhe amendim të kontratave për furnizim me mallra për shtesë afati, duke shmangur penalizmin e kontraktorit për vonesa në realizimin e tyre, etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat