Fasonistët: Tatimet nuk po na rimbursojnë TVSH-në e këtij viti

Ekonomi

Fasonistët: Tatimet nuk po na rimbursojnë TVSH-në e këtij viti

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 22:49

Ndërsa është marrë borxh për të shlyer detyrimet e prapambetura, biznesneset e fasonit bëjnë të ditur se qeveria po krijon borxhe te reja ndaj tyre.
70 % e bizneseve vlerësojnë se kanë probleme me rimbursimin e TVSh-së së re.
Sipas një ankete të zhvilluar nga Dhoma Kombëtare e Veshjeve kjo pjesë e sipërmarrësve të pyetur pretendojnë se nuk respektohen afatet ligjore, për “rimbursim i menjëhershëm sapo plotësohet shuma 400 mijë lekë”.
Madje ata theksojnë se pas dorëzimit të kërkesës për rimbursim, ka presion që vjen nga administratorët tatimore dhe që lidhet me vlerësimin tatimor.
Anketa që është zhilluar me sipërmarrës të veshjeve e kepucëve që bëjnë punime për tregje të huaja, është bërë pas fillimit të paketës mbështetesë të qeverisë për këtë sector.
Anketa vë në dukje se eksportet gjatë kësaj periudhë janë rritur dhe kompanitë raportojnë më shumë të punësuar.
Një funksion të pjesshëm ka patur edhe importi i makinerive për këtë sektor pa Tatimin mbi Vlerën e Shtuar prej 20%. Gjisma e kompanive të pyetura thonë se kanë rritur importin e makinerive por vetëm 9 % e tyre kanë mundur të mos paguajnë TVSH e rimbursueshme në doganë. 91 % e të pyeturve deklarojnë se kanë paguar 20 % TVSH për të gjitha makineritë e pajisjet e importuara, edhe pse aktet ligjore për kategorinë e fasonistëve parashohin zero TVSH për makineritë e listës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat