Tregu i ri agroushqimor në Elbasan

Ekonomi

Tregu i ri agroushqimor në Elbasan

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 16:44

Kryeministri Rama vizitoi sot para inaugurimit tregun bujqësor në Elbasan. Brenda gjashtë muajsh tregu i parë modern bujqësor i standardeve të Bashkimit Europian në Shqipëri u bë realitet. Dyqane, vende të dedikuara për furgonët e produkteve të fshatit, salla ekspozitash të produkteve, megafrigoriferë për ruajtjen e produkteve për çdo stinë, kafe dhe restorante, si edhe 300 vende të reja të pune, janë pjesë e investimit.
“Ne jemi shumë mirënjohës sepse me këtë nuk është problem vetëm i kësaj zone por na nderon dhe na jep mundësinë që ta promovojmë si shembull suksesi edhe për zona të tjera që të fillojnë njerëzit të shohin një perspektivë tjetër me këto tregjet bujqësore dhe të sjellim këtu edhe njerëz nga vende të tjera të marrin shembull, nga veriu në jug, që këtë eksperiencë ta çojnë në vende të tjera, para se të shkosh ti, se mund të zhvillohesh ti e të shkosh në zonat e tjera”, u shpreh Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij.
Sipas drejtoreshës së AZHBR-së, Suela Pop, një nga qëllimet kryesore të skemave ishte formalizimi përmes këtij tregu gjigand tashmë është më i kontrolluar edhe tregtimi por mbi të gjitha formalizimi.
“Të bëjmë edhe një mini ankand çdo ditë, një tip mini burse bujqësore, ju keni porositur një ekran shumë të madh i cila do të vendoset në ballë dhe çmimet ditore do të jenë vizibël për të gjithë që mos të këtë shteg për spekulime, një gjë shumë pozitive sepse duhet ta fusim këtë mekanizmin e transparencës së çmimeve”, u shpreh ministri Panariti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat