PTK favorizon KIA-n

Ekonomi

PTK favorizon KIA-n

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 08:08

Postë -Telekomit të Kosovës (PTK) i ka dështuar plani që brenda një periudhe të shkurtë të furnizohet me 40 automjete. Krejt kjo pasi që është konstatuar se kompania publike ka hartuar kritere diskriminuese për furnizim me vetura duke ia përshtatë kriteret prodhuesit të veturave “KIA RIO”.

Me këtë rast, pas një ankese të pranuar nga një operator ankues, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka marrë vendim që ky aktivitet i prokurimit të kthehet në ritenderim.

Eksperti shqyrtues i OSHP-së përmes raportit të tij ka konstatuar se Autoriteti Kontraktues, PTK, gjatë zhvillimit të aktivitetit të prokurimit "Furnizim me 40 automjete" nuk ka respektuar nenin 7 dhe 28 të LPP-së.
Sipas vendimit të OSHP-së, përfaqësuesi i operatorit ekonomik ankues ka deklaruar se sipas specifikimit teknik që ka hartuar AK-PTK, këto specifika i plotëson vetëm vetura "KIA RIO".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat