BB: Barnat në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon

Ekonomi

BB: Barnat në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 22:05

Barnat në Shqipëri janë më shtrenjtë se në të gjithë rajonin.

Ky fakt u bë i ditur nga Banka Botërore në raportin e hartuar mbi situatën e sistemit farmaceutik në vendin tonë.

Sipas ekspertëve të huaj, janë pikërisht çmimet e larta që kanë çuar edhe në mungesën e barnave në spitale.

Përveç çmimeve të larta të barnave që sipas Bankës Botërore, kufizimi i furnizimit me barna mbetet një pengesë e madhe për uljen e çmimit, mjekët ju japin pacientëve doza më të larta mjekimi, pasi favorizojnë në këtë mënyrë kompanitë farmaceutike.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duke pranuar se Shqipëria ka vertet çmime të larta të barnave i konsideroi rekomandimet e raportit si detyra shtëpie për dikasterin që drejton.

Zbatimi i sukseshëm i rekomandimeve për sistemin farmaceutik sipas Bankës Botërore do të kërkojë bazë të mirë ligjore, vullnet politik, kapacitete për të imponuar zbatimin e rregullave dhe aftësi menaxheriale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat