3 milionë litra qumësht mbesin pa u shitur

Ekonomi

3 milionë litra qumësht mbesin pa u shitur

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 21:27

Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit thonë se me miliona litra qumësht kanë mbetur në depot e tyre, dhe se gjatë këtij viti ka rënie për 50 %.

Hiq më pak se tre milionë litra qumësht kanë mbetur pa u shitur në qumështoren më të madhe në Kosovë. `Vita` ka mbushur depot e saj me qumësht, si pasojë e importit të pakontrolluar dhe sasisë së pakufizuar që vjen nga rajoni dhe më larg.

Drejtori Xhelal Radoniqi i bën thirrje Qeverisë që të marrë masa urgjente për ta zhbllokuar këtë situatë. Ai thotë se kjo gjendje nuk mund të zgjasë shumë, pasi detyron qumështarët që t`i mbyllin fermat e tyre.

“Ne kemi për momentin, mbi 3 milionë litra qumësht që është një sasi që kurr nuk e kemi pas. Për ta kaluar gjendjen e vështirë të formohen kuotizime dhe kontrolle. Problemi kryesor është importi i pakontrolluar i qumështit. Le të analizohen të shiqohen se cfarë përbërje kanë realisht dhe mos përzihen qumështi i bimëve me atë shtazor”.
Naser Bajraktari, për çdo ditë pret fermerët që ta sjellin qumështin në pikën grumbulluese të tij. Ai thotë se kohët e fundit shitja nga grumbullimi i qumështit ka rënë për 50 për qind, pasi kjo industri po përballet me një konkurrencë të egër të importit të produkteve të qumështit.

“Gjendja është më e rendë se që po paraqitet....Fermeri nuk duhet të mendoj për shitjen por vetëm të prodhoj qumësht sa më kualitative. Ai fermer që nuk i shitet qumështi dhe i shet krerët e lopëve kurrë më nuk do t'i hyjë këtij biznesi”.
E drejtuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit thonë se prodhuesit në Kosovë janë të pambrojtur.
"Si aleancë e kemi ngritur këtë çëeshtjem por ligji është kthyer në kuvend, dhe mungesa e ligjit që mbronë produkete vendore ka bërë që prodhuesit t'i ndajnë shqetësimet edhe në rrugë”.
Për situatën e krijuar, ministri në detyrë i Financave, Besim Beqaj, ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatave të qumështarëve, të cilëve u ka premtuar zgjidhje të problemit.

`Duke iu referuar kërkesave të tjera që kanë të bëjnë me kualitetin e qumështit të importuar, subvencionet e mundshme nga shtetet prej nga importohen dhe çmimet damping, ministri Beqaj kërkoi që të gjitha këto të dokumentohen dhe t`u dorëzohen institucioneve relevante të vendit, në mënyrë që pastaj në kuadër të zgjidhjeve ligjore dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që i ka nënshkruar Kosova, të ndërmerren masat adekuate`.
Industria e qumështit në Kosovë ka mbi 20 mijë të punësuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat