Komisioni i Ekonomisë rrëzon taksat vjetore të automjeteve dhe kartave SIM

Ekonomi

Komisioni i Ekonomisë rrëzon taksat vjetore të automjeteve dhe kartave SIM

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 17:14

Dy taksa kombëtare të propozuara nga Ministria e Finacave dhe ajo e Shëndetësisë janë hedhur poshte nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë.
Ndërsa mungonin deputetet e opozitës, kundërshtimet e vunë në dukje ata të mazhorancës, sipas të cilëve, vendi ka mënyra të tjera për të siguruar të ardhura nga shërbimi për shërbimin shëndetësor.
Projektligji u miratua në parim, duke perjashtuar nenin që parashikonte taksën prej 1 mijë lekë në vit për automjetet dhe 50 lekë për cdo kartë telefoni.
Në këtë komision u prezantua edhe projektligji për partneritet public privat, përmes të cilit ministria e ekonomisë kërkon më shumë lehtësi për dhënien me koncesion të rrugëve, pas dështimit të tenderit të parë një pjesë të rrugës së Kombit.
E ndërsa duhet t’u vëmë më pak kushte kompanive që do të mirëmbajnë akset kryesore, koncesioni i shërbimeve do të shtrihet edhe në shëndetësi. Flitet për diagnostikimin falas për moshat 40-60 vjeç, ku furnizimi i mjeteve dhe analizat do t’i besohen privatit.
Projektligji për partmeritetin publik-privat, u miratua në parim në komisionin e ekonomisë dhe financave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat