Zyrtare: Kushdo që kalon neper autostradë do të paguajë

Ekonomi

Zyrtare: Kushdo që kalon neper autostradë do të paguajë

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 16:46

Qeveria ka vendosur që ndërtimin e rrugëve të reja dhe mirëmbajtjen e disa akseve ekzistuese ta kalojë me koncesion tek privatët
“Ne kemi pamundësi për shkak të situatës financiare të trashëguar, kemi pamundësi të ofrojmë shërbimet. Do të duhen një mënyrë tjetër, ajo është ofrimi i operatorëve privatë për të ofruar shërbime publikut me kosto racionale dhe me shërbime të përmirësuara”, tha Ahmetaj.

Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Ahmetaj sqaroi deputetët se vendimi është marrë pas një studimi të hollësishëm mbi gjendjen e infrastrukturës kombëtare.

“Nuk ka kufizim. Jemi duke parë disa akse në veri dhe në jug që janë sot pengesë për zhvillimin ekonomik dhe që buxheti i shtetit nuk ka mundësi t’i financojë. Jemi duke parë me vëmendje në mënyrë që t’ia ofrojmë për partneritet privatëve”, deklaroi Ministri Ahmetaj.

Rruga e parë që pritet të bëhet me pagesë për qytetarët është ajo Durrës-Kukës, kostoja e së cilës vazhdon të rritet pafund. Qeveria shpreson që veç mirëmbajtjes, të financojë përmes privatëve edhe përfundimin e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat