Nis sezoni i korrje-shirjeve në Llap

Ekonomi

Nis sezoni i korrje-shirjeve në Llap

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 16:23

Ka filluar edhe zyrtarisht fushata e korrje-shirjeve në komunën e Podujevës, hapjen e së cilës e ka bërë kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i cili tha se beson se do të jetë vit me rendimente të mira për bujqit llapjanë.

“Dua t’i uroj të gjithë bujqit e vyer e punëtorë llapjanë për fillimin e fushatës së korrje-shirjeve duke besuar fuqishëm që rendimentet e tokës tonë të jenë me bollëk për sofrat tona”, tha Veliu.

Më tej, ai tha se komuna e Podujevës është komunë bujqësore, prandaj edhe i është dhënë në vazhdimësi prioritet bujqësisë, duke rritur në vazhdimësi buxhetin e Drejtorisë së Bujqësisë Pylltarisë de Zhvillimit Rural.

“Politikat e tilla të përkrahjes do ta kenë trendin e rritjes në mënyre që përkrahja e Komunës të shkojë deri tek secili bujk që dëshiron ta punojë tokën. Në bazë të kontakteve nga tereni, përmes komisionit për korrje-shirje, që është themeluar më parë, vërehet një rritje e interesimit të qytetarëve tanë për ta punuar tokën”, tha Veliu.

Ndërsa, Vezir Januzi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i Komunës së Podujevës (DBPZHR), tha se bazuar nga të dhënat që janë siguruar nga tereni, pritet që sivjet të ketë rendimente të mira të grurit.

Sipas tij, element shumë me rëndësi, i cili ndikon direkt në rendiment, është edhe korrje-shirja me kohë.

“Në territorin e komunës së Podujevës me drithëra sivjet janë të mbjella 7,040 hektarë. Prej tyre 6860 ha, elb 30 ha, thekër 20 ha dhe tërshërë 130 ha”, tha Januzi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat