Qershori me rritje të çmimeve prej 0,1 për qind

Ekonomi

Qershori me rritje të çmimeve prej 0,1 për qind

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 15:19

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Konsumit“ (IÇK) për muajin qershor 2014. Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në Kosovë është më i lartë për 0,1% në muajin qershor 2014, krahasuar me muajin maj 2014.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin qershor 2014 me muajin qershor 2013, ishte 0,4%.

Indeksi i çmimeve të konsumit për qershor 2014 krahasuar me maj 2014 është më i lartë për 0,1%. Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehen te nëngrupet: buka dhe drithërat 1,4%, pemët 11,7%, me një ndikim të përbashkët prej 0,4% në IÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupi i perimeve për -7,2%, me një ndikim prej -0,3% në IÇK.

Indeksi i çmimeve të konsumit për qershor 2014 krahasuar me qershor 2013 është më i lartë për 0,4%. Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: mishi 3,2%, qumështi, djathi dhe vezët 1,5%, duhani 7,0%, veshjet 2,8%, këpucët 4,5%, rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për 4,7% (gazi dhe drutë e zjarrit), orenditë dhe aparaturat, qilimat dhe shtrojat tjera për dysheme 1,9%, shërbimet hoteliere 2,8% me një ndikim të përbashkët prej 1,3% në IÇK-it.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: buka dhe drithërat -2,9%, vajrat dhe yndyrat -11,3%, perimet -4,9%, sheqeri dhe ëmbëlsirat -5,8%, përdorimi i pajisjeve për transportin personal (nafta dhe benzina) për -1,0%, me një ndikim të përbashkët prej -0,9% në IÇK.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat