Reforma në energji, BB: Barra bie mbi të varfrit

Ekonomi

Reforma në energji, BB: Barra bie mbi të varfrit

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 14:43

Banka Botërore e cilëson reformën në sistemin energjetik si jetike për mbijetesën e tij dhe daljen nga situata e vështirë, por sipas saj, duhet të kihet parasysh që barra të mos mbetet te të varfrit.

Në një raport të saj ku përcaktohen kushtet e plotësuara nga qeveria shqiptare, që i dhanë edhe kredinë 120 milionë dollarë, theksohet se cilat janë edhe risqet e reformave.

ENERGJIA
“Ndërkohë që reforma në sistemin energjetik do të kontribuonte pozitivisht në reduktimin e varfërisë dhe progresit të përbashkët duke ndihmuar në mbështetjen e rritjes dhe uljes së risqeve fiskale, mbledhja e tarifave më të larta të energjisë do të kishte efekte potencialisht negative për familjarët e varfër. Kjo mund të zvogëlohet përmes subvencionit të energjisë ndaj të varfërve”, thuhet në raport. Ky paralajmërim i Bankës Botërore lidhet ngushtë me shifrat e një studimi mbi pagesën e energjisë dhe vendosjen e matësve. “Një anketë me familjarët sugjeron se familjarët e varfër janë ata që raportohet të mos kenë një matës (4.9%) krahasuar kjo me familjarët që nuk cilësohen të varfër (1.1%). Nga të vetëdeklaruarit, 1.8 për qind e atyre familjarëve që nuk kanë një matës të energjisë, 77.2 për qind i përkasin grupit të të varfërve (grupi që jeton me më pak se dy dollarë në ditë) krahasuar me 4.9 për qind e atyre që cilësohen jashtë kufirit të varfërisë”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat