Shqipëria dhe Kosova me pagat më të ulëta, tregu i punës i pasigurt

Ekonomi

Shqipëria dhe Kosova me pagat më të ulëta, tregu i punës i pasigurt

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 11:53

​Shqipëria dhe Kosova kanë nivelin më të ulët të jetesës në të gjithë rajonin, shumë larg standardeve evropiane drejt të cilave synojnë. Kjo vërtetohet edhe nga një sërë studimesh të cilat flasin për një pagë minimale tepër të ulët, më të voglën në rajon, dhe një nivel të lartë të informalitetit në tregun e punësimit.
Open Data Albania nëpërmjet studimit të saj në fushën e punësimit, jep shifra të qarta të treguesve të pagave, ku konkretisht; Kosova ka pagën minimale më të ulët me 130 euro për moshat nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç, ndërsa Shqipëria e ka pagën minimale 156 euro apo 22 mijë lekë, ndërsa Maqedonia e ka pagën minimale 178 euro; në Greqi paga minimale është 684 euro, në Kroaci 405 euro, në Mali të Zi 192 euro, në Turqi 425 euro, dhe në Serbi 188 euro.

Vendet e Europës aplikojnë paga minimale më të larta krahasuar me rajonin e Ballkanit dhe vendit tonë. Pagën më të lartë minimale e aplikon Luksemburgu, e cila arrin 1921 Euro/Muaj. Më pas renditet Belgjika, Irlanda, Franca, Britani e Madhe.

Gjermania aplikon pagë minimale në bazë të sektorëve, dhe tarifa më e ulët arrin 7 Euro/Ora për 48 orë pune në javë.

Ndërsa lidhur me informalitetin ed! he një studim i fundit i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike ka treguar se 29 % e punësimit të përgjithshëm është informal, dhe Shqipëria ka ende pagën minimale më të ulët në Europë. Lidhur me këto çështje drejtoresha e ekzekutive e projektit Open Data Albania, Aranita Brahaj, thotë për Kosovapress se këta tregues dëshmojnë për një nivel të ulët të jetesës së qytetarëve të dy vendeve tona, dhe se në këtë aspekt i takon Qeverive të të dyja vendeve të marrin masa për të mbrojtur qytetarët dhe për të rritur standardin e jetesës së tyre.

"Rezulton që për Shqipërinë dhe Kosovën paga minimale shënon vlerat më të ulëta në Europë dhe Rajon. Përkatësisht Kosova aplikon dy kategori pagash minimale; paga minimale për moshat nën 35 vjeç që është 130 euro dhe paga minimale për moshat mbi 35 vjeç! që është 170 euro. Me këtë lloj page Kosova renditet e fundit në Rajon, duke dhënë në këtë mënyrë karakteristika të një niveli jetese apo niveli ekonomik të një vendi i cili qëndron ende në një kontekst inferior kundrejt rritjes ekonomike dhe nivelit të jetesës së vendeve të Rajonit. Por pas Kosovës vjen Shqipëria e cila e ka pagën minimale 156 euro apo 22 mijë lekë si pagë minimale e lejuar, që ka gjithashtu një karakteristikë tjetër negative, që është paga minimale që lejohet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave për pagesën e sigurimeve shoqërore dhe kontributeve”,ka thënë Brahaj.

Sipas tij, qeveritë duhet ta shikojnë më me kujdes në nivelin e matjeve për të pasur indikatorin e saktë.

"Është me vend që të dyja qeveritë ta shohin më me kujd! es vlerësimin e indikatorëve të cilët të krijojnë mundësinë të krijosh idenë se cila do të jetë paga minimale e lejuar. Kjo edhe për ta mbrojtur qytetarin e thjeshtë i cili është i punësuar në mënyrë të rregullt që të jetë i mbrojtur nga shfrytëzimi i ashpër i kompanive të ndryshme të biznesit në vend. Sepse në Shqipëri ndodh që kompanitë e huaja që vijnë për të investuar, synojnë të shfrytëzojnë krahun e lirë të punës, dhe lobojnë për të pasur një pagë minimale sa më të ulët kundrejt Rajonit: në një farë mënyre kjo duket sikur nuk favorizon tregun e punës në Shqipëri, por favorizon më shumë sasinë e fitimeve dhe koston e kohës së punës së këtyre kompanive, të cilat nga viti në vit, kanë rritur të ardhurat e tyre dhe kjo është e vërtetuar edhe nga bilancet tregtare ku kompani përkatëse përbëjnë ndoshta edhe zërin kryesor të eksporteve. Kështu që qeveritë duhet ta shikojnë më me kujdes në nive! lin e matjeve për të pasur indikatorin e saktë, dhe së dyti kjo nuk duhet të bëhet një karakteristikë e cila të favorizojë bizneset që vijnë në vend kundrejt personave që janë të punësuar", ka thënë ai.

Brahaj thotë se në Shqipëri një pjesë e parave që qarkullojnë sidomos para nga puna apo nga biznese të tjera, janë para që gjenerohen në mënyrë infomale, jashtë kontrollit bankar dhe të institucioneve tatimore, andaj Qeveria duhet ta monitorjojë me kujdes edhe këtë punë.

"Është interesante të përmendet fakti se Kosova dhe Shqipëria përveçse kanë pagën minimale më të ulët në Rajon, janë edhe të prekura nga tregu informal....... Informaliteti deri tani në të dyja vendet është artikuluar si një problem i zbatimit të ligjit, apo i mënyrës se si mund të verifikohen! dhe të deklarohen këto para, dhe asnjëherë nuk është parë më me realitet nëse këto vende pune janë konstante, të sigurta apo të pasigurta apo sezonale. Pra nëse një kompani hap një biznes dhe shumë shpejt brenda vitit e mbyll atë, pyetja është a janë reale këto vende pune të krijuara? Kështu që më e rëndësishme për qeveritë mbetet jo verifikimi i sa më shumë vendeve të punës por siguria e vendeve të punës”, ka thënë Brahaj.

Ai shton se indikatori i pagës minimale mund të përdoret edhe si një atraksion për të tërhequr kompanitë e huaja të cilat tentojnë ta gjejnë tregun e lirë të punës brenda rajonit.

"Kështu që tregu i punës do një kujdes të veçantë dhe do politika për ta fuqizuar atë. Nuk mund të marrësh nisma artificiale për të rritur pagën minimale sa! kohë që nuk ke një zhvillim të përgjithshëm të indikatorëve ekonomikë të një vendi. Kështu që të dy vendet tona duhet ta konsiderojnë një problem që ka të bëjë me zhvillimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik, dhe se ku është niveli ekonomik i dy vendeve e tregon edhe ky indikator. Por ky indikator, i pagës minimale mund të përdoret edhe si një atraksion për të tërhequr kompanitë e huaja të cilat tentojnë ta gjejnë tregun e lirë të punës brenda rajonit apo gjeografisë europiane. Por ajo që është më e rëndësishme mbetet fakti që të dy vendet kanë ende shumë për të punuar, që ky treg pune dhe ky grup personash që janë aktiv në tregun e punës dhe ku ka shumë të papunë t’u jepet mundësia të profesionalizohen, pra të rrisin kapacitetet e tyre për të kërkuar, pse jo edhe të ardhura më të mira.",ka thënë ai.

Shqipëria dhe Kosova,shton ai, mbeten vendet me pagat më të ulëta, dhe duhet punuar në të dy ven! det për ta ndryshuar këtë trend mes vendeve të Rajonit, pasi mbi të gjitha jemi larg nivelit europian të jetesës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat