Punëtorët e tubave duan edhe kamatë, i kërkojnë 35 mln euro

Ekonomi

Punëtorët e tubave duan edhe kamatë, i kërkojnë 35 mln euro

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 10:17

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ende nuk e ka të qartë shumën që duhet t’ua paguajë punëtorëve të Fabrikës së Tubave.

Ndërkohë ish-punëtorët, përveç shumës bazë prej 25 milionë eurove, po e kërkojnë edhe kamatën vjetore prej 3 për qind. E kamata vjetore prej vitit 2002 deri tash thonë se ka arritur në 10 milionë euro. Në total, 912 punëtorët presin që AKP-ja t’i derdhë në llogaritë e tyre rreth 35 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Në AKP nuk po japin asnjë shifër se sa do t’ua paguajnë këtyre punëtorëve që kanë hyrë në javën e shtatë të grevës para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata nuk kanë treguar se në bazë të cilës ekspertizë do t’ia ndajnë mjetet këtyre punëtorëve dhe as mënyrën e kalkulimit të tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat