Ekonomia rritet me 1.65%

Ekonomi

Ekonomia rritet me 1.65%

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 08:37

Ekonomia shqiptare në tremujorin e parë të këtij viti u rrit me 1.65%.
Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instat, kontributin kryesor në rritjen ekonomike e dhanë industria, bujqësia dhe grupi i shërbimeve, ndërsa edhe për këtë tremujor sektori i ndërtimit rezultoi në rënie. Matja e rritjes në tremujorin e parë të këtij viti ka sjellë edhe disa ndryshime metodologjike. Për herë të parë, janë përfshirë në matje edhe sektorët privatë të arsimit dhe shëndetësisë.

Kjo metodologji e re ka sjellë një rivlerësim në rritje edhe në shifrat e vitit të kaluar, ku rritja e ekonomike ka “kërcyer” nga 0.44% në 1.42%. Shifrat e tremujorit të parë janë në linjë me parashikimet e institucioneve të specializuara, për një përmirësim të lehtë të ritmeve të rritjes së ekonomisë shqiptare, të paktën krahasuar me rritjen mesatare të vitit 2013.

Sidoqoftë, mbështetur në revizionimin e rritjes sipas metodologjisë së re, rritja ekonomike në tremujorin I 2014 është më e ulët se rritja prej 2.04% e tremujorit të parë të vitit të kaluar. Në kushtet kur kërkesa e brendshme nuk ka përmirësime domethënëse, besohet se rritja ëhstë mbështetur kryesisht nga eksportet dhe nga sektori publik, përmes shlyerjes së detyrimeve të prapambetura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat