Italia mbetet partneri kryesor i Shqipërisë për eksport

Ekonomi

Italia mbetet partneri kryesor i Shqipërisë për eksport

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 08:20

Për pesë muajt e parë të vitit, Italia ka vijuar të jetë destinacioni kryesor i eksporteve shqiptare, me shitjet drejt këtij vendi që janë rritur ndjeshëm, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave nga INSTAT, eksportet drejt këtij shteti arritën në 59 miliardë lekë, duke u rritur me 27% në raport me Janar-Majin e një viti më parë.

Në total, eksportet drejt Italisë përbënin 55% të totalit të shitjeve të produkteve shqiptare jashtë vendit.

Performanca e mirë e tekstileve e këpucëve ka ndikuar në këtë ecuri pozitive me shtetin përtej Adriatikut.

Spanja ka vijuar të jetë partneri i dytë i vendit përsa i përket eksporteve në muajt e parë të këtij viti, ndonëse shitjet drejt këtij shteti kanë rënë ndjeshëm në raport me një vit më parë.

Eksportet drejt Spanjës kanë rënë me 43% në raport me pesëmujorin e parë 2013. Grupmalli më i shitur drejt këtij shteti ishte “minerale, lëndë djegëse energji”.

Kosova, partneri i tretë i Shqipërisë për eksportet, ka pritur sërish më pak produkte shqiptare. Eksportet drejt shtetit fqinjë ishin rreth 6 miliardë lekë, 7% më pak me bazë vjetore për Janar-Maj.

Ky është viti i dytë me tendencë rënëse, kryesisht si rrjedhojë e barrierave tregtare të vendosura nga autoritetet, ku më ët prekurat kanë qenë industria e materialeve të ndërtimit dhe ajo e qumështit

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat