Taksat vendore, ja sa do të paguajë biznesi

Ekonomi

Taksat vendore, ja sa do të paguajë biznesi

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 19:14

Komisioni i Ligjeve miratoi në parim vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për taksat vendore.

Në draftin e qeverisë biznesi i vogël me një xhiro vjetore nga 0 deri në 2 milion lekë të reja do të taksohet vetëm 25 mijë lekë në vit, ndërsa biznesi me fashë nga 2 deri në 8 milion lekë të reja xhiro vjetore do të taksohen bazuar në normën e 7.5% të fitimit, por për këtë kategori qeveria ka vendosur dhe një dysheme, sipas të cilës, të gjithë ato subjekte që nuk bëjnë këtë xhiro, do të paguajnë vetëm 25 mijë lekë në vit.

Pavarësisht ndryshimeve të qeverisë, deputeti socialist Pandeli Majko propozoi që biznesi i vogël me një xhiro vjetore nga 0 deri në 2 milion lekë të reja të taksohet vetëm 5 mijë lekë në vit.

Sugjerim që nuk u pranua nga përfaqësuesit e qeverisë.

Deputetët e mazhorancës u shprehën të shqetësuar edhe në lidhje me rritjen e numrit të çregjistrimit të biznesit të vogël, siç është rasti i pak javëve më parë në Lezhë.

Për opozitën një gjë është e qartë, që sistemi i ri i taksave vendore të propozuara nga qeveria bien ndesh me premtimet elektorale që sipas saj kryeministri Rama bëri në fushatë elektorale.

Në draftin e qeverisë saktësohet se në Shqipëri zhvillojnë aktivitet si subjekte të biznesit të vogël rreth 60 mijë tatim pagues.

Taksat e përcaktuara nga ekzekutivi do të mblidhen nga administrata tatimore qendrore për llogari të administrates lokale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat