Ahmeti, takim me përfaqësues të BERZH-it

Ekonomi

Ahmeti, takim me përfaqësues të BERZH-it

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 19:07

​Kryetari i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me nënkryetarin, Dardan Sejdiu, mbajtën sot një takim me Zëvendësdrejtoreshën për Infrastrukturë komunale dhe ambientale në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), znj. Lin O’Grady.

Në këtë takim u diskutua rreth hapave të ardhshëm drejt reformimit të transportit publik duke filluar me studimin teknik që tani më ka filluar nga ekipi që është duke punuar me ekipin e komunës.

Studimi i paraprinë planit të qëndrueshëm të mobilitetit urban dhe kështu Prishtina pas një dekadë e gjysmë do bëhet me strategji të qartë për zgjidhjen e problemeve të mobilitetit në qytet. Përveç tjerash ky dokument do të definojë saktësisht nevojat për llojet dhe mënyrat e transportit të qytetareve të Prishtinës.

Mes tjerash Kryetari Ahmeti dhe znj. Lin O’Grady u dakorduan që puna në rivitalizimin e transportit publik të jetë shembull i bashkëpunimit të sektorit publik me BERZH si projekti i parë bashkëpunimit në mes BERZH dhe ndonjë institucioni publik në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat