Nisë fushata e korrje-shirjeve në Gjilan

Ekonomi

Nisë fushata e korrje-shirjeve në Gjilan

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 13:19

​Është hapur sot zyrtarisht fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Gjilanit. Hapjen zyrtare e bëri kryetari Lutfi Haziri, i cili tha se ky vit beson të jetë i bereqetshëm dhe përcaktues për sofrën e qytetarëve.
“Sot dëshiroj t’i uroj të gjithë bujqit e Gjilanit për fillimin e fushatës së korrje-shirjeve dhe besoj shumë që bereqeti që e ka falë Zoti, ky vit i bereqetshëm do të jetë determinues për sofrën dhe bollëkun që e kemi në sofër. Komuna do të ndërtoj politika të reja të subvencionimit. Fatkeqësisht, ne kemi trashëguar një buxhet jo të specifikuar drejt për këtë vit, por do të ndërtojmë një plan të ri mbi subvencionimin e prodhimit dhe punimit të tokës në vecanti dhe prodhimeve bujqësore, duke i favoriuar të gjithë ata që duan të punojnë”, tha kryetari Haziri, njofton Komuna e Gjilanit.

Drejtori i Bujqësisë Ramiz Ramadani është shprehur se sivjet pritet të ketë rendimente rekorde të grurit.

“Komisioni komunal për korrje-shirje, pas konstatimit se gruri është në pjekje teknike, sot zyrtarisht e bëmë hapjen e fushatës. Unë e falënderoj kryetarin Haziri për përkushtimin e tij të madh për sektorin e bujqësisë. Në Komunën e Gjilanit janë 2500 hektarë të mbjellur me grurë. Për fat të mirë kemi 65 autokombanja. Shpresojmë që për 10 ditët e ardhshme ta përfundojmë. Me një mobilizim të plotë po bashkëpunojmë me të gjitha palët e involvuara në fushatë, sic janë shërbimi i zjarrfikësve, autokombanjat, bujqit”, ka thënë Ramadani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat