Përfundon remonti i T2 në NS 110/10 kV Prishtina 3

Ekonomi

Përfundon remonti i T2 në NS 110/10 kV Prishtina 3

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 11:23

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregu - KOSTT ka bërë të ditur se pas përfundimit të punimeve në kuadër të remontit vjetor të transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3, nesër nga ora 10:00 do të bëhet rikyçja në punë e transformatorit në fjalë.

Një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizim në furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 10 minutash gjatë procesit të rikyçjes në punë të transformatorit. (parashikohet 7 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat