Ministria e Bujqësisë përfiton nga përvoja gjermane

Ekonomi

Ministria e Bujqësisë përfiton nga përvoja gjermane

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 15:00

​Eksperienca gjermane në menaxhimin e statistikave bujqësore dhe projekteve rurale është e domosdoshme për Kosovën.
Për shkëmbimin e kësaj përvoje dhe për intensifikimin e bashkëpunimit në këtë drejtim, tashmë një delegacion i Ministrisë së Bujqësisë është duke qëndruar në Gjermani, ku gjatë kësaj vizite po zhvillojnë takime me përfaqësuesit e Ministrisë Federale të Bujqësisë dhe Ushqimit, me përfaqësuesit e Zyrës Regjionale të Komisionit Evropian, si dhe gjatë kësaj kohe ky delegacion për nga afër do të shoh edhe punën që bëhet në Kompaninë për Grumbullimin e të Dhënave për Tregjet.

Sipas një njoftimi për media nga Ministria e Bujqësisë, thuhet se sekretari i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, i cili është edhe kryesues i këtij delegacioni, ka thënë se kjo vizitë do të shërbej për shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e statistikave bujqësore, gjë që sipas tij ndikon edhe në formulimin e politikave agrorurale.

“Gjatë vizitës tonë tre ditore do të kemi takime me përfaqës uesit e Ministrisë Federale të Bujqësisë dhe Ushqimit, me ata të Zyrës Regjionale të KE-së, në të cilat takime, për së afërmi ne do të njoftohemi për procesin e menaxhimit të statistikave bujqësore dhe projekteve rurale, gjë që pastaj do t’i shërbejë ministrisë tonë në punën e saj në këtë drejtim, duke lehtësuar kështu edhe hartimin e politikave agrorurale”, ka thënë Halimi.

Ai po ashtu ka treguar se gjatë kësaj kohe kanë vizituar edhe disa projekte që ndërlidhen me zhvillimin e zonave rurale në Gjermani, të cilat janë financuar nga fondet e BE-së.

Ndryshe, kjo vizitë pune e delegacionit kosovarë është përkrahur nga Deutsche Gesellschaft fur International Zusammenarbeit GIZ-ja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat