Aprovohet Korniza Afatmesme Buxhetore e Gjakovës për periudhën 2015-2017

Ekonomi

Aprovohet Korniza Afatmesme Buxhetore e Gjakovës për periudhën 2015-2017

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 16:06

Është aprovuar Korniza Afatmesme Buxhetore e Komunës së Gjakovës për periudhën 2015-2017. Në mbledhjen e Asamblesë Komunale të pestën me radhë e kryesuar nga Luan Gola, kryesues, fillimisht është diskutuar për KAB, ku për këtë dokument të rëndësishëm buxhetor, kanë votuar pjesa dërmuese e asamblistëve ndërsa kundër ishin vetëm asamblistët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Shumica e folësve të Asamblesë Komunale kanë kërkuar që në këtë dokument të ketë disa ndryshime të caktuara dhe kanë dhënë edhe disa sugjerime e vërejtje periferike që kishin të bëjë rreth shumëve të caktuara në linjat buxhetore.
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Teki Shala në mënyrë të qartë dhe konkrete ka shpjeguar para asamblistëve shumat e caktuar në të gjitha vijat buxhetore, duke u ndalur në një analizë që i ka bërë shumave investuese në projekte kapitale që do të implementohen në këtë periudhë kohore. “ Është e vërtetët që në periudhën 3 vjeçare, shuma buxhetore do të jetë pak sa i limituar në investime kapitale, por, megjithatë qeveria lokale për këtë periudhë do të zbaton një strategji zhvillimore që të gjitha projektet e planifikuar në këtë kornizë do të realizohen, duke i realizuar në të njëjtën periudhë edhe projektet e filluar e që qytetarët kanë participuar”, ka thënë Shala.
Të pa kënaqur me këtë dokument, dhe me formën se renditjes dhe përcaktimit të projekteve për realizim gjatë 3 viteve të ardhshme, Saranda Hyseni (AAK), ka kërkuar që projektet e filluar nga qeveria e shkuar të vazhdohen dhe mos ë fillohet me projekte të reja deri sa të përfundohen projektet që janë aprovuar nga asambleja e shkuar. Ajo ka bërë vërejtje edhe për të hyrat vetjake komunale që sipas saj nuk janë mirë të planifikuara. Përfaqësuesi I PSDK-së Janez Frrokaj, ka kërkuar që shuma e të hyrave nga taksat e tregjeve të caktohet një shumë më e lart, si dhe shuma nga taksat për shërbime inspektuese dhe të taksës për pije alkoolike dhe qirave të banesave e lokaleve të komunës të jetë më e lartë. Nga ana e asamblistit të LDK-së Ilami Shala, është kërkuar që në zonën e Hasit të ketë më shumë projekte në infrastrukturë rrugore, në rrjetin e ujit të pijes atë të ujërave të zeza në arsim, shëndetësi e kulturë. “ Vite më radhë qeveritë e shkuara e kanë anashkaluar zonën e Hasit. Kërkesat e banorëve të kësaj pjesë po thuaj më të madhe të komunës dhe si zonë kufitare janë injoruar po thuaj për tash e 15 vite pas çlirimit, andaj kërkojmë që në këtë Kornizë Afatmesëm Buxhetore të jenë të shënuara projektet që kërkohen nga banoret e kësaj ane pasi edhe ata janë bashkë financues dhe tatimpagues të Komunës”, ka kërkuar Shala. Për të gjitha vërejtjet sugjerimet dhe kërkesat që kanë paraqitur asamblistët për Kornizën Afatmesëm Buxhetore, përgjigjeje dhe sqarime kanë dhen drejtorëve e drejtorive përkatëse, duke filluar nga drejtori për Buxhet dhe Financa Shala, për Zhvillim Ekonomik Silvana Domi, për Bujqësi drejtori Ermeni e kështu me radhë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat