Në Gjakovë shpallen disa prona Kooperativave Bujqësore

Ekonomi

Në Gjakovë shpallen disa prona Kooperativave Bujqësore

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 16:02

Asamblistët Komunal në vazhdim zhvilluan punimet e seancës ku u shqyrtuan dhe u diskutuan 8 pika të rendit të ditës, për të cilat u morën edhe vendimet për të njëjtat.
Në vazhdim të seancës së Asamblesë Komunale kryetarja Mimoza Kusari- Lila, ka sqaruar arsyeshmërin, rendësin dhe interesin ekonomike që do të ketë komuna dhe qytetarët e Gjakovës me shpalljen e disa pronave të ndërmarrjeve shoqërore dhe të shoqërive aksionare interes publik.
Për shpalljen interes publik të NSH “ Ereniku”- Prodhimtaria Primare”, të gjitha pronat e N.SH ”Kombinatit Bujqësor Beci, si dhe shpallja interes publik shoqëritë Aksionare “ Ereniku”, “Virxhinia”, Ag Coop “Bishtazhini”, “Rogova”, Demjani”, Gergoci”, “9 Nëntori”, “Metaliku”, Tregtia “Ereniku” Jatekx”, kryetarja e komunës Kusari-Lila, ka thënë se ne kemi filluar veprimin për këtë proces.
“Për të qenë Gjakova me një ekonomi më të zhvilluar po kërkojmë kthimin e disa aseteve. Investitorët janë të gatshëm të fillojnë investimet, në momentin kur komuna të ofrojë hapësira dhe pronë për shfrytëzim”, ka thënë Kusari-Lila, duke shtuar se Komuna nuk bënë përvetësim të pronës, por komunës ti kthehen disa asete për të mirë të qytetarëve të zhvillimit ekonomik, sepse privatizimi i ndërmarrjeve dhe i pronës shoqërore nuk i sjelli aspak dobi dhe zhvillim komunës së Gjakovës. Pas këtyre sqarimeve të kryetares me shumicë votash u votua shpallja interes publik i pronave që u theksuan sot në këtë takim. Në vazhdën e kësaj seance asamblistët kanë votuar edhe për aprovimin e planit Rregullues Urban përgjatë rrugës “ dëshmorët e Lirisë”, dhe plani rregullues në rrugët “ nëna Terezë”, “Fehmi Agani”, “ Sadik Stavileci” deri te rruga “ Tivari”.
Asamblistët kanë aprovuar edhe kërkesën për caktimin e një lokacioni për ngritjen e shtatores së poetit Ali Podrimja. Ndërkohë u diskutua e më pas u aprovuan edhe dy pika tjera të rendit të ditës lidhur me zvogëlimin e tatimit në pronë dhe plotësimi i rregullores për ndarjen e subvencioneve në komunën e Gjakovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat