AKP fali në mënyrë të jashtëligjshme miliona euro

Ekonomi

AKP fali në mënyrë të jashtëligjshme miliona euro

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 08:08

Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka dëmtuar buxhetin e mirëbesimit për miliona euro nga ‘zemërgjerësia’ që ka treguar ndaj blerësve të dy ndërmarrjeve të cilët nuk i kanë përmbushur zotimet e privatizimit. Bordi i AKP-së u ka falë ndëshkimet financiare të shqiptuara ndaj blerësve të ndërmarrjeve “IDGJ Tobacco” dhe “MIM Golesh”.

“Bordi i Drejtorëve pa bazë ligjore ka falur të gjitha ndëshkimet financiare të shqiptuara ndaj “IDGJ Tobacco” Shpk prej 4,573,649 eurove dhe ndëshkimet ndaj “MIM Golesh” prej 8,447,812 eurove. Ndëshkimet ishin shqiptuar për arsye të mos përmbushjes së zotimeve të kontraktuara në Marrëveshjen e Zotimeve” thuhet në Raportin e Auditorit për Pasqyrat Financiare të Fondit të Privatizimit dhe të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2013.

Auditori vlerëson se mos aplikimi i ndëshkimeve financiare rritë rrezikun se objektivat e kontraktuara të privatizimit nuk janë arritur dhe krijon shprehi që edhe blerësit e ardhshëm të mos konsiderojnë ndëshkimet e kontraktuara financiare nëse nuk i përmbushin zotimet e kontraktuara/tribuna/.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat