“Fajdet, fenomeni po shtohet”

Ekonomi

“Fajdet, fenomeni po shtohet”

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 14:29

Biznesi i bën apel qeverise qe te marre masat e duhura ne mënyre qe te zhduket fenomeni i fajdeve. Ne një njoftim për mediat, konfindustria thotë se nga te dhënat qe ka nga bizneset e anëtare te saj situata e huamarrjes informale është ne rritje dhe po behet shqetësuese. Shume nga sipërmarrësit ne mungese te aprovimit te një kredie nga bankat, drejtohen te marrin para borxh ne mënyrë jo te ligjshme çka mbart interesa te larta, kosto te mëdha, por edhe risk për shume prej tyre. Edhe pse norma e interesit te lekut nga Banka e Shqipërisë është ulur ne minimumin historik kjo nuk ka ndikuar ne shtimin e kredisë dhe as ne lehtësimin e procedurave. Serish edhe per pjesën e pare te vitit kredidhenia rezulton te kete rene me 1.7% krahasuar me një vit me pare. Ky është viti i pare qe kredia per ekonominë tone ka ulje me vlera negative.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat