Kodi i ri doganor rrezikon paketën mbështetëse të fasonit

Ekonomi

Kodi i ri doganor rrezikon paketën mbështetëse të fasonit

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 19:14

Fasonistët ishin të vetmit, që siguruan mbështetje e qeverisë me miratimin e një pakteve të veçantë mbështetëse pak muaj më parë.
Por trajtimi i veçante i tyre rrezikon të zbehet me kodin e ri doganor.
Kur u anoncua paketa, kishte 9 pika që kanë lidhje me Kodin Doganor. Por nuk janë pasqyruar në kod. Kjo është jashtë frymës së këshillit të ministrave.
Shqetësimet fillojnë që me oraret e papërcaktuara saktësisht për të përpunuar mallrat në doganë, deri tek lehtesitë e premtuara për mallrat e origjinës, e deturimi për të paguar një shërbim public siç është ai i skanimit të mjeteve.
Ndërsa kanë prezantuar pakënaqësitë e tyre në kuvend, fasonistët janë të bindur që nëse problemet e tyre nuk merren parasysh në kod, paketa e veçantë fiskale që iu prezantua nga vetë kryeministri Rama, nuk ka asnjë vlerë.
Kodi i ri doganor pritet të filloje aplikimin në janar të vitit të ardhshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat