PTK-ja drejt humnerës

Ekonomi

PTK-ja drejt humnerës

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 08:10

​Nuk është më ndërmarrja më fitimprurëse në vend. Këtë epitet Posta dhe Telekomi i Kosovës ka filluar ta humbasë nga viti 2011. Atëherë kur edhe kanë nisur t'i ikin konsumatorët, ta humbë tregun dhe t'i bjerë vlera.

Në një dokument të brendshëm të kësaj ndërmarrjeje, të cilin e posedon Tribuna, thuhet se numri i konsumatorëve me parapagim të humbur nga 2011 deri në 2013 është rreth 143 mijë.

Ndërkaq, të hyrat totale të PTK-së në vitin 2012 krahasuar me 2011 kanë rënë për rreth 19.5 milionë euro, në vitin 2013 në krahasim me 2012 rreth 22.7 milionë euro. “Përderisa sipas trendit aktual vetëm në vitin 2014 në raport me 2013 rënia mund të jetë rreth 24.8 milionë euro”.

Tani me gjendjen aktuale, PTK duket se do të ketë nevojë të subvencionohet nga buxheti për të funksionuar normalisht.
Gjendja në njësinë e telefonisë mobile del se është alarmante.
“Situata aktuale në PTK dhe gjendja në treg paraqet nevojën e menjëhershme për të vepruar”, thuhet në dokument, në të cilin menaxhmentit të ndërmarrjes dikur më fitimprurëse, i kërkohet që të marrë veprime urgjente për ta ndryshuar situatën. Krejt kjo pasi shifrat tregojnë që Vala do ta përmbyllë vitin me 22% humbje./Tribuna/.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat