Korrupsioni në fushën e energjisë, pengesë drejt integrimit në BE

Ekonomi

Korrupsioni në fushën e energjisë, pengesë drejt integrimit në BE

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 22:26

Korrupsioni në fushën e energjisë duket të jetë pengesë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kështu u tha në prezantimin e raportit ‘Fituesit dhe Humbësit, Kush përfiton nga korrupsioni i nivelit të lartë në sektorin e energjisë në Evropën Juglindore”, të publikuar nga ATRC-ja.
“Përvoja e deritashme e theksuar edhe në këtë raport dhe përmes rasteve konkrete dëshmon se projektet në fushën e energjisë në rajon shpesh janë shënuar nga korrupsioni i cili ka larguar investitorët e njohur dhe ka ngritur shpenzimet. Gjithashtu, ka nënkuptuar mundësi të zvogëluar për zhvillim të qëndrueshëm të energjisë duke humbur burimet duke ndikuar në tregje, duke devijuar në interesin publik drejt interesave private, duke bazuar vendimmarrjen kundër kritereve racionale të qëndrueshmërisë dhe në favor të interesave personale”, ka theksuar Kushtrim Kaloshi, drejtor ekzekutiv i ATRC-së.
Pjesëmarrësit në këtë tryezë të rrumbullakët thanë se janë shumë faktorë që ndikojnë në nivelin kaq të lartë të korrupsionit.
“Mënyra më e mirë për ta luftuar korrupsionin është transparenca, është thënë, po thuhet edhe është ajo në të cilën edhe ne si shoqëri civile të insistojmë”, është shprehur Driton Tafallari nga “Development Together”.
Ndërkaq, Albert Krasniqi nga instituti KIPRED, rreth kësaj teme ka theksuar: “Në Kosovë ishte rasti i një korrupsioni me kolektiv, sepse mjetet financiare nuk kanë shkuar për një individ por për një parti caktuar dhe aty kanë qenë me shumë persona në dijeni për korrupsionin e zhvilluar”.
Kjo tryezë u organizua në kuadër të politikave të qëndrueshëm në Evropën Juglindore, financuar nga Komisioni Evropian, UNDP-ja dhe `Ballkan Trust for Democracy`.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat