Shqipëri, pagat minimale më të ulëtat në Europë

Ekonomi

Shqipëri, pagat minimale më të ulëtat në Europë

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 17:09

Paga minimale në Shqipëri, sipas Organizatës Botërore në Gjenevë, është më e ulëta në Europë, madje më e ulët se në Bullgari apo Rumani
Qendrës shqiptare për Kërkime Ekonomike konsideron se 29 për qind e punësuarve në Shqipëri funksionojnë në mënyrë informale, ndërsa pagat minimale janë më të voglat në gjithë Ballkanin. Edhe pse nuk tregohet se sa është paga më e ulët, kjo qendër thotë se pagat janë më të ulët se sa të Bullgarisë e Rumanisë.

Ndërsa hendeku ndërmjet të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri, konsiderohet shumë i lartë. Sipas medieve shqiptare, paga minimale në Shqipëri konsiderohet të jetë rreth 22 mijë lek, që i bije rreth 156 euro në muaj. Kjo pagë ka vlesën e 174 orëve punë në muaj.

Eksperti i Organizatës Botërore në Gjenevë, Denid Vaugham Whitchead, tha se rritja e pagës minimale në Shqipëri është prioritet.

“Na duhen shifra të besueshme për të kuptuar situatën reale në Shqipëri mbi pagën dhe punësimin. Rritja e pagës minimale lidhet me konsumin e përditshëm dhe kjo tregohet edhe në shifra. Një problem tjetër mbetet që një pjesë e madhe deklaron pagën minimale e në fakt paguan më shumë”, deklaroi ai.

Paga minimale në Shqipëri, sipas tij, është më e ulëta në Evropë, më e ulët se në Bullgari apo Rumani, ndaj dhe është e nevojshme të rritjet ajo, siç po ndodh në shumë vende.

“Paga minimale rritet duke pasur parasysh edhe varfërinë ekstreme të vendit. Çmimet rriten, ndërsa pagat jo, ndaj këtu kërkohet që të ndërhyhet”, tha Whitchead, sipas të cilit, kriza ekonomike ka bërë që të thellohet edhe më tej hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri.

“Kemi rritje të hendekut mes të pasurve dhe të varfërve, këtë e tregojnë edhe statistikat. Gjatë krizës, të pasurit janë pasuruar më shumë, ndaj kërkohet një politikë e caktuar për të pasur një shpërndarje edhe më të drejtë. Nëse rritet paga minimale zvogëlohet hendeku mes atyre që janë në majë dhe atyre që janë në fund. Ndaj, një rol të rëndësishëm kanë taksat” , tha Whitchead.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Erion Veliaj, ndërkaq deklaroi se vendosja e taksës progresive synon pikërisht ngushtimin e këtij hendeku dhe se aplikimi i saj çon realisht në rritjen me 10 për qind të pagave neto për mbi 90 për qind të të punësuarve, të cilët marrin paga të ulëta dhe të mesme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat