Themelohet Këshilli Evropian i Investitorëve

Ekonomi

Themelohet Këshilli Evropian i Investitorëve

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 12:19

Në një ceremoni zyrtare, në prani të autoriteteve lokale, Ambasadorëve të shteteve të Bashkimit Evropian, përfaqësuesve të Organizatave kyçe vendore e ndërkombëtare, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mysafirëve të ndryshëm diplomatik, u inaugurua Bordi i Drejtorëve të Këshillit Evropian të Investitorëve - KEI.

Në një votim të hapur u përzgjodhën: President, Emmanuel Mitsou nga Fabrika Sharrcem, Zëvendës President, Ilir Aliu nga Procredit Bank, Sekretar, Paul Garins nga kompania Mamidoil Kosovo dhe Thesarist, Lekë Musa nga Kompania Baker Tilly Kosovë.

“Jam i nderuar me pjesëmarrjen e te gjithë të pranishmëve duke besuar se prania e secilit dërgon një mesazh mbi rëndësinë e këtij këshilli, i cili do te shërbejë si platformë për përmirësimin e të bërit biznes në Kosovë, me synimin që të promovoj investimet e huaja direkte dhe që të krijojë një ekonomi të qëndrueshme për Kosovën” – theksoi në hapje të ceremonisë, Presidenti i posa zgjedhur i KEI, Mitsou.

Ndërsa Zëvendës Presidenti i KEI, Aliu potencio se formimi i këshillit do te ndikoi pozitivisht ne zhvillimin e sektorit privat ne Kosovë duke adresuar çështjet biznesore dhe rregullative me te cilat ballafaqohen investitorët aktual Evropian dhe ndërkombëtar. Si rezultat, impakti i KEI do te jet shum pozitive edhe në përmirësimin e klimës për investime të reja huaja në vend.

“Edhe pse është çështje e vet këshillit të vendos, unë besoj që misioni më i mirë për këtë këshill do të ishte: partner konstruktiv i Qeverisë së Kosovës dhe Institucioneve të Kosovës, për të kontribuar në përmirësimin e mjedisit të bërjes biznes dhe për të bërë promovimin e investimeve të huaja në Kosovë” – theksoi në fjalimin e tij z. Samuel Zbogar, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian / Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë.

KEI është një organizatë jo-fitimprurëse, e themeluar në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare.

Themeluese janë 16 kompani prestigjioze Evropiane të cilat operojnë në Kosovë, dhe atë: Arda Rei Sh.P.K., Baker Tilly Kosovo L.L.C., Croatia Sigurimi Sh.A., Ecovision Sh.P.K. Ipko L.L.C.,Coresteel Sh.P.K., M & Sillosi Sh.P.K., Mamidoil Kosovo L.L.C., Nlb Prishtina Sh.A., Panax Institute L.L.C.,Petrol Oti Slovenia L.L.C., PriceëaterhouseCoopers Kosovo Sh.P.K., ProCredit Bank Kosovo J.S.C., Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C. dhe Sharrcem Sh.P.K.

Qëllimi i themelimit të këtij Këshilli është: a) të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe investimeve në Kosovë përmes një dialogu të hapur, konstruktiv dhe të qëndrueshëm me autoritetet e Kosovës në të gjitha nivelet; b) të mbështes përshtatjen e legjislacionit kosovar në procesin e integrimit të Kosovës në BE, duke siguruar inpute bazuar në përvojën e vendeve të ndryshme të BE-së, c) të sigurojë një forum përmes të cilit anëtarët e tij mund të shprehin mendimet e tyre, krahasojnë përvojat, kërkojnë përgjigje për problemet e përbashkëta, të identifikojnë praktikat më të mira, dhe të koordinojnë qasje të përbashkët në dialogun me autoritetet e Kosovës; d) të përfaqësoj, promovoj dhe avokoj qëndrimet e përbashkëta dhe interesat e anëtarëve të saj me synimin që të lehtësojnë pengesat potenciale në të bërit biznes, që si rrjedhojë do të rezultojnë në rritjen e investimeve të huaja direkte; e) të krijojë marrëdhënie dhe të bashkëpunojë me akterët e tjerë relevant, duke përfshirë organizatat ndërkombëtare, organizatat e tjera afariste, përfaqësitë diplomatike dhe organizata të ngjashme të investitorëve të huaj në rajon, në funksion të ndarjes së praktikave më të mira dhe të promovimit të interesave të përbashkëta

Ndërsa, sa i takon anëtarësimit në KEI ai është i hapur për të gjitha kompanitë që veprojnë në njërin nga shtetet anëtare të BE-së apo EFTA1.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat