BQE mban të pandryshuar normën e interesit

Ekonomi

BQE mban të pandryshuar normën e interesit

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 10:44

Banka Qendrore Europiane shpalli pas mbledhjes së vet për politikat monetare, se do të ruajë të pandryshuar në 0.15 % normën e interesit të rifinancimit.Presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi shpalli në një konferencë për shtyp se kjo bankë ka filluar përgatitjet për blerjen e obligacioneve të mbështetura te asetet dhe brenda kësaj kornize, BQE mund të blejë asete të siguruara.

"Shpresojmë që blerja e obligacioneve të tilla mund të shtojë mbështetjen për ekonominë reale, posaçërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme," deklaroi kreu i Bankës Qendrore Europiane.

Draghi u shpreh gjithashtu se Banka Qendrore Europiane do ta mbajë të ulët normën e interesit për një periudhë afatgjatë. "Nëse do të lindë nevoja për përballimin e inflacionit të ulët për një kohë të gjatë, Banka Qendrore Europiane do të marrë masa të jashtëzakonshme brenda mundësive të veta," theksoi Draghi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat