Gjermania miraton pagën minimale

Ekonomi

Gjermania miraton pagën minimale

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 20:40

Gjermania ka miratuar pagën e parë minimale prej 8.5 eurosh në orë.

Paga e re minimale është miratuar nga parlamenti me shumicë votash.

Nga ajo pritet të përfitojnë më shumë se pesë milionë punëtorë në sektorin e pagave të ulëta.

Miratimi i pagës minimale e sjell Gjermaninë në përputhje me 21 nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Niveli fillestar prej 8.5 eurosh, i cili do të rishikohet çdo dy vjet, është i ngjashëm me atë të ekonomive të tjera të zhvilluara.

Ai është pak më i vogël se i Francës, 9.53 euro, por më i lartë se i Britanisë, 7.91 euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat