OEK: Mbështetje urgjente për prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit

Ekonomi

OEK: Mbështetje urgjente për prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 15:53

Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me përfaqësuesit e Shoqatave të Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumështit, në një takim të përbashkët pune të organizuar në OEK, kanë analizuar me kujdes të veçantë situatën aktuale të ecurive dhe barrierave në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të qumështit.

Sektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit, paraqesin një ndër sektorët me një zhvillim më të madh në periudhën e pasluftës

Me këtë rast u vlerësua lartë roli aktiv dhe konstruktiv i këtyre Shoqatave, fermerëve dhe bizneseve gjatë këtyre viteve , në funksion të zhvillimit të sektorit të qumështit në Kosovë.

"Akteret e këtij sektori me kontributin e tyre investuese dhe përkrahjen me grante dhe subvencione nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve të partnerëve tanë ndërkombëtare, kanë rritur kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese . Gjithashtu krahas ngritje së sasisë dhe kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese, është përmirësuar dhe ngritur cilësia e produkteve, dhe një numër i konsideruar i këtyre qumështoreve janë të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtarë", thuhet në komunikatën e OEK-ut.

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës tash e disa muaj këmbëngul që MTI të ndërmerr masa në funksion të mbrojtjes së produkteve vendore në kohen kur ato seriozisht i rrezikon importi .

Shqetësimi e ngritura të shoqatë kanë të bëjnë me krijimin e stoqeve tepër të mëdha në Fabrikat e Përpunimit të Qumështit.

Këto stoqe janë si rezultat si: Rritjes së sasisë së qumështit të freskët në Kosovë, nga se fermerët janë duke investuar në ngritjen e kapaciteteve prodhuese të tyre. Importimi i produkteve jashtë standardeve kon formë, dhe jo rrallë këto produkte në masë të madhe bien ndesh me kriteret minimale për sigurinë ushqimore. Shitjes së produkteve me çmim më të lirë sesa në vendin e origjinës- Dumpingu, si dhe subvencionimi i produkteve të importuara.

Bëhet e ditur se sasia e qumështit të pa përpunuar në shumë pika ka filluar të mos grumbullohet nga ana e Përpunuesve ,kjo sasi për momentin nuk është edhe aq e madhe por ajo mund të rritet tepër shpejt nëse nuk veprohet me urgjenca .

Ata konsiderojnë se për arritjen e objektivave strategjike për krijimin e një ambienti të favorshëm dhe konkurrent të bizneseve, dhe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, institucionet tona relevante, në veçanti MTI, duhet urgjentisht të ndërmarr masat mbrojtëse dhe përkrahëse për sektorin e qumështit si më poshtë:

- Ndalimin e menjëhershëm të importit të produkteve jashtë standardeve minimale .

- Ndërmarrjen e masave Anti Dumping ndaj produkteve t ë Dampuara.

- Rritjen e bazës doganore për produktet e subvencionuara të qumështit

- Krijimin e një komisioni të përbashkët OEK- SHQK - Qeveri me qëllim analizimin e gjendjes momentale dhe tejkalimin e saj .

OEK-u dhe SHQK dëshiron të luaj rolin e vet shumë bashkëpunues me qëllim që problemet të zgjidhen dhe tejkalohen , sepse zgjidhja e tyre do të jetë garranca më e mirë që jo vetëm nuk do të kemi teprica të Qumështit në Kosovë por edhe që kjo sasi mund të dyfishohet shumë shpejt .

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat