Filluan punimet në Autostradën "Arbër Xhaferi"

Ekonomi

Filluan punimet në Autostradën "Arbër Xhaferi"

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 08:25

Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, u organizua sot ceremonia e fillimit të punimeve të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit “Rruga 6”, në fshatin Uglar afër Fushë Kosovës.

Përveç kryeministrit Thaçi në ceremoni morën pjesë edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ambasadorja Jacobson, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi dhe shumë personalitete tjera nga jeta politike e shoqërore e vendit.
Në hapje, kryeministri Thaçi e vlerësoi shumë të rëndësishme këtë ditë, ndërsa bëri të ditur se autostrada do ta mbajë emrin e intelektualit të shquar Arber Xhaferi.

Sot fillojnë punimet për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Sot zyrtarisht fillon punimet e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit “Rruga 6”. Punimet fillojnë me një ceremoni në fshatin Uglar afër Fushë Kosovës.
Kjo u bë e ditur në një njoftim për media, ku thuhet se cermonia do të organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërtimin e autostradës do ta bëjë kompania Bektel-Enka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat