BSPK: Nëse nuk lirohet rryma do të ketë edhe protesta

Ekonomi

BSPK: Nëse nuk lirohet rryma do të ketë edhe protesta

Më: 2 korrik 2014 Në ora: 15:10

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me ngritjen e çmimit tëenergjisë elektrike, veprim ky të cilin e quajtën absurd. Drejtues të BSPK-së, thanë se nëse kjo çështje nuk rishqyrtohet, atëherë do të ndërmarrin veprime tjera, duke mos përjashtuar as protestat.
Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, gjatë një konference për media tha se shtrenjtimi i rrymës është një zinxhir i cili edhe do të ndikon në ngritjen e çmimeve të artikujve për konsumatorët.

“Ne si BSPK do t’i përdorim edhe mekanizmat e tjerë. Do t’i ftojmë të gjitha OJQ-të do t’i ftojmë edhe të gjithë ata që janë të goditur në këtë rast punëtorinë kosovare që nuk janë pak, ata të punojnë janë afër 270 mijë dhe ata të cilët i kemi të papunë është një shumë edhe më e madhe se kjo, që ne përmes mekanizmave që i kemi t’i përdorim edhe ata nëse nuk kthehet edhe një herë të shqyrtohet kjo ngritje në këto momente. Kjo është një plaçkitje, ata i kanë tetë tarifa dhe me këto manipulojnë gjatë gjithë vitit, që asnjë konsumatorë nuk mund të dijë se çka po bëhet nuk mund të kuptojnë faktikisht..............Jemi të bindur se do t’i gjejmë edhe format e tjera, do t’i përdorim edhe format e tjera që ne asnjëherë nuk i dëshirojmë siç janë protestat dhe të tjera, nëse faktikisht gjithmonë,në merren vendime të cilat nuk ish dashtë që të merren dhe ta rëndojnë gjithmonë atë skamnorin, atë të papunin, atë të cilin e ka një pagë mesatare në Kosovë”, thotë ai.

Arifi tha se para se tëshpërndahet kuvendi ka pasur të bisedohet ngritja e kostos së rrymës, nga 5.05 në 5.25, por sipas tij qeveria dhe organet kompetente është dashur të punojë në forma të tjera dhe mos të arrihet deri në këtë pikë ku populli është ai që po pëson më së shumti.

“Qeveria është d ashtë të punojë në format tjera të zgjedhjes së këtij problemi, problem që unë po e quaj kërkesën e ZRE-së që t’i ketë 240 milionë në trezorin e tyre për të bërë diçka në drejtimin e punëve të tyre që ata i kanë paraparë. Për ne si BSPK është një vendim i gabuar sepse për këtë vendim është dashtë që të merret edhe nga organi i cili përgjigjet ZRE-ja dhe bordi i ZRE-së, Kuvendi,kjo nuk ka ndodhë por ja, ata e kanë bërë këtë ngritje dhe ne si BSPK gjithmonë kur ka pasur këso ngritje edhe i kemi paralajmëruar se si mund të sigurohen këto mjete përmes mekanizmave tjerë që duhet t’i bëjë qeveria dhe mos të vije deri te ajo që ka ardhur sot dhe ngritja e çmimit të rrymës të behët dhe të rëndojë mbi supet e punëtorëve të Kosovës gjegjësisht popullatës së Kosovës, ekonomisë së Kosovës, biznese të Kosovës në këtë papunësi e cila është sot”, thotë ai.

Arifi mendo n se po gjendet momenti i vakumit dhe po shfrytëzohen gjëra të tilla duke rrezikuar një popull të tërë. E për protestën, ai nuk dha ndonjë datë të caktuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat