Nesër nis ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit

Ekonomi

Nesër nis ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit

Më: 2 korrik 2014 Në ora: 14:17

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se nesër nisin punimet për ndërtimin e Austostradës Prishtinë – Hani i Elezit. Sipas njoftimit, punimet do të nisin në fshatin Uglar, afër Fushë Kosovës, te nyja lidhëse e Autostradës së Kombit me fillimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, duke filluar në orën 11:00.

Ceremonia e fillimit të punimeve të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit,“Rruga 6", mbahet nën patronatin e kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndryshe, ndërtimin e autostradës do ta bëjë kompania Bektel-Enka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat