Kredia në Shqipëri shënon një rritje prej 0,5 për qind

Ekonomi

Kredia në Shqipëri shënon një rritje prej 0,5 për qind

Më: 2 korrik 2014 Në ora: 12:22

Bizneset dhe individët në Shqipëri kanë arritur që të marrin më shumë kredi nga bankat në muajin maj, duke shënuar një rritje prej 0,5% në krahasim me një muaj më parë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Kjo është rritja e dytë mujore në periudhën janar-maj.

Ndonëse bankat kishin sinjalizuar se do të ishin më aktive në kreditim, teksa një ndikim pozitiv psikologjik dha gjithashtu fillimi i shlyerjeve të detyrimeve të prapambetura për biznesin nga Ministria e Financave si dhe lehtësimi i vazhdueshëm i politikës monetare nga ana e Bankës Qendrore.

Shtimi i kredisë në maj erdhi pothuajse tërësisht nga rritja e huadhënies për bizneset (korporatat e tjera jofinanciare) dhe është dhënë në valutë, bën të ditur Banka Qendrore e Shqipërisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat