Deficiti buxhetor në Eurozonë shënon rënie

Ekonomi

Deficiti buxhetor në Eurozonë shënon rënie

Më: 25 prill 2014 Në ora: 07:42

Statistikat e reja tregojnë se deficiti buxhetor në 17 vendet e Eurozonës gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar u ul nën objektivin e përcaktuar.

Pakësimi i kërkesës për huamarrje tregon se shkurtimet e shpenzimeve në zonën e monedhës së përbashkët europiane më në fund po e ngadalësojnë rritjen e borxheve qeveritare.

Megjithatë, analistët janë duke paralajmëruar se këto borxhe nuk mund të bien shpejt pa nivele më të larta të rritjes ekonomike dhe inflacionit.

Diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve qeveritare ra në 2.6 për qind të GDP-së në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.

Kjo shënon rënien e parë nën 3 për qind që prej tremujorit të tretë të vitit 2008.

Ekonomia e Eurozonës filloi përsëri të rritet në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat