Ankand publik për kontratat koncesionare

Ekonomi

Ankand publik për kontratat koncesionare

Më: 24 prill 2014 Në ora: 16:19

Kontratat koncensionare për pasuritë nëntokësore që qeveria do lidhë me kompanitë private nuk do të jepen me kërkesa individuale të firmave por do të kalojnë nëpërmjet ankandeve publike. Kështu u shpreh ministri i energjetikës Damian Gjiknuri, në forumin për transparencën e industrisë nxjerrëse. Ai tha se kompanitë duhet të konkurojnë me njëra -tjetrën në mënyrë që shfrytëzimi i pasurive natyrore të përdoret në formën e duhur.

Brenda vitit do krijohet regjistri elektronik i koncensioneve, në mënyrë që informacioni për këto kontarata të merret në kohë reale.

Transparenca, sipas ministrit Gjiknuri do të jetë në fokus të reformave pasi sipas tij pasuritë natyrore të vendit janë pronë e të gjithë shqiptarve dhe për këtë ata duhet të jenë të informuar se si këto pasuri përdoren.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat