Posta e Kosovës lanson shërbimet financiare jobankare

Ekonomi

Posta e Kosovës lanson shërbimet financiare jobankare

Më: 24 prill 2014 Në ora: 13:22

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka marr pjesë në inaugurimin e Shërbimeve Financiare jo Bankare në Postën e Kosovës, përmes të cilave do të bëhen pagesa në të gjitha filialet e Postës së Kosovës.
Në këtë rast kryeministri Thaçi e ka cilësuar si hap mjaft të rëndësishëm lansimin e këtij shërbimi.
“Shërbimet që ju tani e tutje do t’ia ofroni qytetarëve të vendit, janë shërbime moderne që i kanë munguar vendit dhe qytetarëve tanë, janë shërbime evropiane, janë shërbime këto që ia lehtësojnë jetën qytetarit, t’ia lehtësojnë punën qytetarit dhe natyrisht është një shembull i mirë edhe në nivel të rajonit’,ka thënë Thaçi.
Gjithashtu Thaçi ka thënë se roli dhe mbështetja e ministrive përkatëse në zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve të cilat i vlerësoi si një shembull i mirë të këtyre shërbimeve edhe në nivel të rajonit.

Në anën tjetër, drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha ka thënë se testimi ka përfunduar me sukses në të gjitha komunat përfshirë edhe hapësirat rurale.
"E para sepse posta ka një shtrirje të gjerë në tërë territorin e Kosovës me 157 zyra postare, e dyta është orari i punës, zyrat tona punojnë deri në orën 21:00 në mbrëmje përkundër faktit që shumë shërbime e institucione tjera që ofrojnë këto shërbime punojnë deri në ora 16:00, kjo është një avantazh ku qytetarët kanë mundësi që pagesat t'i kryejnë pas orarit të punës dhe arsyeja e tretë është se provizioni i pagesës së faturave në postë është me çmim më të ulët veçanërisht për studentët dhe faturat e rrymës dhe ujit janë pa provizion", ka thënë Hoxha.
Gjithashtu Thaçi ka premtuar se janë duke punuar që studentët të mos jenë fare pjese e pagesave të shërbimeve gjatë studimeve. Në kategorinë e faturave hyjnë faturat për energji elektrike, ujë, mbeturina, pagesa të tatimeve në pronë, gjoba të trafikut, taksa gjyqësore, pagesa të regjistrimit të automjeteve si dhe të gjitha pagesat e studentëve në Universitete publike. A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat