Bahtiri jep 5.000 euro shpërblim për atë që argumenton korrupsion

Ekonomi

Bahtiri jep 5.000 euro shpërblim për atë që argumenton korrupsion

Më: 24 prill 2014 Në ora: 11:48

Shtimi i disiplinës, përgjegjësisë e efikasitetit në punë, si dhe zhdukja e mitos dhe korrupsionit në të gjitha institucionet e komunës, kanë qenë premtimet më të fuqishme të kryetarit Agim Bahtiri, gjatë fushatës së tij parazgjedhore për kryetar të komunës së Mitrovicës.

Pas 110 ditësh të qeverisjes Bahtiri, në komunën e Mitrovicës, këto premtime janë mbajtur dhe kryesisht janë realizuar.

Sot në administratën komunale dhe në institucionet e tjera të pushtetit lokal, që menaxhohen nga kryetari Agim Bahtiri, disiplina, përgjegjësia dhe efikasiteti në punë, janë në nivel të lartë.

Po ashtu, në këto 100 ditë të qeverisjes Bahtiri, dukuritë e vjedhjes, abuzimit me pronën dhe asetet e komunës, si dhe mitoja e korrupsionit, janë ndërprerë.

Megjithëkëtë, kryetari Agim Bahtiri, me qëllim të çrrënjosjes së dukurisë së mitos dhe korrupsionit, si dhe me qëllim të inkurajimit të qytetarëve që të luftojnë deri në fund këto dukuri të dëmshme, që janë bërë gangrenë e shoqërisë sonë, ka vendos që të jep një shpërblim prej 5.000 eurosh, për personin që eventualisht do të mund të argumentonte vetëm një rast të këtyre dukurive, në të gjitha institucionet e komunës.

“Jam shumë i vendosur që të çrrënjos tërësisht dukurinë e mitos dhe korrupsionit në Komunë e Mitrovicës. Për këtë arsyeje, kam vendos, që nga mjetet e mija personale, të jap një shpërblim prej 5.000 euro personit që do të argumentonte vetëm një rast të këtillë në të gjitha institucionet komunale që unë i menaxhoj”, thotë kryetari Bahtiri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat