Ministri Nikaj viziton Akademinë e KEDS

Ekonomi

Ministri Nikaj viziton Akademinë e KEDS

Më: 22 prill 2014 Në ora: 15:30

Dita e shtunë nuk ishte ditë e zakonshmë në Akademinë e KEDS. Të gjithë pjesëmarrësit, gjatë ligjëratave të rregullta të vikendit në Akademi u befasuan nga vizita e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, z. Bernard Nikaj.

Përveç 50 pjesëmarrësve në Akademi, Ministri Nikaj u mirëprit edhe nga drejtori i përgjithshëm i KEDS, z. Vedi YeÅŸilkılıç, drejtori i Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës në Universitetin Bogazici, menaxhmenti i KEDS si dhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv të KEDS.

Në fjalimin e tij z. Mesut Serhat Dinc nga Bordi Ekzekutiv i KEDS tregoi për rëndësinë e krijimit të lidhjeve ndërmjet komunitetit të biznesit dhe institucioneve akademike me qëllim të krijimit të platformave për trajnim të mëtutjeshëm dhe për ofrim të hapësirave për testim të njohurive të fituara të studentëve në jetë të përditshme dhe në punë.

“Akademia e KEDS do të punësojë të rinjtë në bazë të suksesit të arritur dhe performancës, dhe ka për qëllim ofrimin e mundësive shtesë të trajnimit dhe praktikimit të njohurive të fituara akademike për studentë të Universitetit të Prishtinës dhe për studentë të shkollave të mesme teknike.”, tha në fjalimin e tij z. Dinc për të pranishmit.

Ministri Nikaj shprehi kënaqësinë e pjesëmarrjes në një program të tillë si dhe vullnetin e Ministrisë që ai përfaqëson dhe respektivisht të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahje dhe bashkëpunim të plotë në iniciativa të tilla.

Duke qenë vet i angazhuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Prishtinës, z. Nikaj edhe njëherë theksojë që iniciativa të tilla janë të rëndësisë së veçantë duke pas parasysh që Kosova është ndër trevat me resurse të pasura energjetike dhe investimi në gjenerata të reja mund të vlerësohet investim në të ardhmen.

Duke përmendur disa iniciativa të Qeverisë së Kosovës me fokus energjetikën dhe punësimin e të rinjve, Ministri Nikaj ftoj studentët të ndjekin zhvillimet rreth krijimit të Fondit të Punësimit.

“Ftoj të gjithë studentët që të ndjekin me kujdes zhvillimet rreth krijimit të Fondit të Punësimit dhe të aplikojnë me ide për ndërmarrje të vogla që janë të bazuara në njohuritë e tyre teknike. Qeveria do të jetë pranë të ndihmojë ndërlidhjen midis arsimit – investimeve dhe zhvillimit ekonomik”, theksoi Ministri Nikaj.

Studentët falënderuan z. Nikaj për pjesëmarrje dhe edhe njëherë ri-theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në Akademinë e KEDS.

“Jemi 50 studentë pjesëmarrës dhe ndihemi të lumtur dhe me fat për mundësinë e ofruar. Është mundësi jetike që për së afërmi të shohim zhvillimet në fushën e energjetikës si dhe të zgjerojmë njohuritë tona të fituara në Universitete dhe shkolla.”, theksuan përfaqësues të studentëve.

KEDS Akademia është themeluar nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike. Akademia ka për qëllim të përkrahë studentët vendore të fushës së inxhinierisë elektrike në zhvillim të mëtutjeshëm akademik dhe profesional. Akademia në bashkëpunim me Universitetin Bogazici ofron trajnime të akredituara ndërkombëtarisht, programe të praktikës në KEDS si dhe punësim për pjesëmarrësit në KEDS ose në ndërmarrje tjera të ngjashme.

Në përfundim të programit të trajnimit, studentët më të mirë do të vizitojnë stabilimentet energjetike të ndërmarrjeve Limak dhe Çalik në Turqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat