Pas privatizimit, miniera në Strezovc ngel e mbyllur

Ekonomi

Pas privatizimit, miniera në Strezovc ngel e mbyllur

Më: 21 prill 2014 Në ora: 22:54

Miniera e magnezitit në Strezovc vazhdon të jetë e mbyllur. Punëtorët e dikurshëm të saj thonë se ata janë shndërruar në raste sociale.

Sipas tyre, dikur kjo minierë prodhonte me tonelata magnezit dhe shumë familje e kishin burim të ekzistencës.

E hapur në vitin 1963 Miniera e Magnezitit në Strezovc, fillimisht pat nisur punën me mjete primitive. Megjithatë me përkushtimin e minatorëve, dita- ditës u shtuan edhe kapacitet si të prodhimit ashtu edhe të numrit të punëtorve.

Por privatizimi e mbylli të tërën dhe punëtorët e saj mbetën raste sociale, thotë minatori Bekë Xhemajli, tash pensionist.

Ai thotë se në kohën kur punohej në këtë minierë, megjithë kushtet e vështira, punohej pa hile, pasiqë shpresohej se miniera do të ishte e minatorëve. Mirëpo tani sipas tij, miniera është deformuar dhe nuk ka mbetur asgjë prej saj.

Minatori tjetër Shefqet Rama thotë se edhe përkundër përkushtimit për punë, minatorët prapë kanë mbetur jashtë ndërsa privatizimi në vend në vend se ta revitalizoj minierën, ka bërë të kundërtën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat