Vazhdon importi i mallrave në Kosovë, shënon rritje eksporti

Ekonomi

Vazhdon importi i mallrave në Kosovë, shënon rritje eksporti

Më: 21 prill 2014 Në ora: 22:00

​Kosova vazhdon të importojë miliona kilogramë perime. Sipas të dhënave të doganës, në vitin 2013 Kosova ka importuar afër 50 milionë kilogramë perime në vlerë prej afro 17 milionë eurosh.

Por, krahas këtij importi, sipas zyrtarëve të doganës, edhe eksporti i perimeve vendore ka shënuar rritje. Sipas tyre, në vitin 2013 janë eksportuar 12 milionë kilogramë perime. Kosova vazhdon të importon miliona kilogram perime.

Sipas të dhënave të doganës, në vitin 2013 Kosova ka importuar afër 50 milionë kilogramë perime në vlerë prej afro 17 milionë eurosh. Domatja prin për nga sasia, ku janë importuar afër 13.7 milionë kilogramë në vlerë afër 3.3 milionë euro, ndërsa për nga vlera prijnë zarzavatet ku janë importuar rreth 3.8 milionë euro në sasi prej 9.8 kilogramë. Ndërsa në vitin
2014, deri më 15 prill janë importuar afër 15 milionë kilogramë në vlerë prej 7.5 milionë eurosh. Këtë vit, prin patatja ku janë importuar afër 2.9 milionë kilogramë në vlerë prej rreth 1.5 milion eurosh. Krahas këtij importi, sipas zyrtarëve të doganës edhe eksporti i perimevevendore ka shënuar rritje.

Sipas tyre, në vitin 2013 janë eksportuar 12 milionë kilogramë perime.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës, thotë se është një trend shumë i mirë i vitit 2014 në eksportet e perimeve në vendet e tjera. 'Për 3 muajt e parë, ne kemi eksportuar mbi 10 milionë kilogramë, që nënkupton se këtë vit, deri në fund të prillit, Kosova ka tejkaluar eksportin e vitit 2013 me perime. Në këtë aspekt dominon eksporti i patates i cili deri tani është mbi 9 milionë kilogram.'

Sipas njohësve të ekonomisë, Kosova nuk ka ende prodhim të mjaftueshëm për t'i plotësuar nevojat e veta me perime, por krahas mbështetjes së prodhuesve, institucionet duhet që në sezonet kur produktet vendore dalin në treg, mos të bllokojë importin por të caktojë masa ndaj tij që nuk do t`i dëmtonin prodhimet vendore.

Ibrahim Rexhepi, njohës i cështjeve ekonomike thekson se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për eksport, shkaku i kohëzgjatjes së prodhimeve në Kosovë. 'Prodhimi në Kosovë është ende në fazën sezonale, e sikurse Kosova të investonte më shumë prodhimin në serra, prodhim i cili e zgjat etatin e prodhimit apo, që tregu ma shumë të furnizohet nga burimet e brendshme, atëherë sigurisht që nevoja për import do të ishin dukshëm më të vogla,' thotë Rexhepi.

Ndërsa Safet Gërxhaliu, kryetar i odës Ekonomike të Kosovës thekson se është absurde që që për një periudhë kohore shumë të shkurtë, vetëm në import të domates të shpenzohen miliona të shumtë. 'Nuk jemi për ndalim të importit, mirëpo krahas importit të tillë, duhet të bëhet më tepër që të investohet në ngritjen e kapaciteteve tona prodhuese, dhe vërtetë paraja e kosovarëve, qytetarëve të Kosovës të mbetet në Kosovë, dhe të mos jetë gjithmonë për t'u eksportuar e gatshme.'

Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, thotë se qeveria ka për qëllim zëvendësimin e importeve me prodhime vendore, dhe për këtë në vazhdimësi janë duke investuar nëpërmjet granteve. Dhe si rezultat i saj, në vitin 2013 për herë të parë është shënuar kthesë pozitive.

'Për herë të parë, ne kemi psaur një rënie të importit për 2 % dhe një rritje të eksportit për 12 %. Natyrisht që nëse e shohim në tërësi, në sasi dhe në vlerë monetare, jemi larg asaj që ne do të donim ta arrinim, mirëpo mos të harrojmë që ne kemi filluar vetëm para ­3 vitesh me grante investive.Investimet që janë bërë kanë prodhuar rezultate, por ne shpresojmë që me investimet që janë bërë prej tash e tutje, sidomos në 4 vjecarin e ardhshëm ku do të jenë në dispozicion rreth 500 milion euro, dhe pjesa më e madhe e tyre do të fokusoet në këta sektor, që kanë avantazhe konkurruese,' thotë ministri i bujqësisë Stavileci.

Sipas Stavilecit, pikërisht sektori i hortikulturës është ai ku janë fokusuar më së shumti dhe shpreson që investimet do të japin rezultatet e dëshirueshme ku importet të zvogëlohen dukshëm dhe të rriten eksportet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat