Rama prezanton paketën për biznesin fason

Ekonomi

Rama prezanton paketën për biznesin fason

Më: 21 prill 2014 Në ora: 18:59

Pas katër muajsh diskutime, Kryeministri ishte gati të prezantonte paketën ndihmëse për industrinë fason.
Ndryshe nga sa ishte shpresuar në dhjetor gjatë miratimit të buxhetit, fasonët do të vazhdojnë të paguajnë tatim fitimin si gjithë të tjerët, në nivelin 15%. Por Rama shpjegoi se rritja prej 5% që iu bë taksës do të konsiderohet si kontribut i industrisë për veten.

Nga ky kontribut do të përfitojnë vetëm ata që do të arrijnë të bindin Qeverinë me një plan konkret zhvillimi dhe punësimi.

Që të jetë e qartë për të gjithë se fasonët do të gëzojnë një lloj statusi të privilegjuar, Rama pranoi edhe një përfaqësues prej tyre në Këshillim Ekonomik Kombëtar.

Diskutimi 4 mujor me fasonët e kanë bindur Kryeministrin se sipërmarrësit janë jo vetëm më të zotë se këshilltarët e tij ekonomik, por edhe se vetë profesorët e ekonomisë.

LSI ishte ajo që në dhjetor kushtëzoi miratimin e buxhetit të vitit 2014 me një paketë ndihmash për biznesin fason. E meqë Kryeministri nuk I përmendi aleatët e tij, pikën mbi “I” e vendosi kryetari I një prej dy shoqatave të biznesit fason.

Rama njoftoi celjen për herë të parë më 1 Maj të Panairit të Punës dhe ftoi në Pallatin e Kongreseve të interesuarit për t’u njohur me rreth 5 mijë ofeta të tregut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat