Biznesi shpresat në fondin prej 1.5 miliardësh

Ekonomi

Biznesi shpresat në fondin prej 1.5 miliardësh

Më: 21 prill 2014 Në ora: 13:31

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi edhe sot ka vazhduar aktivitetin e tij, për të ripërsëritur fondin prej 1.5 miliardë euro që do të ndaj për komunitetin e biznesit, në funksion të hapjes së vendeve të reja të punës. Thaçi ka vizituar fabrikën e ujit ‘DEA’ duke e radhitur atë në njërin prej bizneseve më të suksesshme i cili ka krijuar më shumë se 160 vende të reja të punës.

Drejtuesit e kësaj fabrike e vlerësojnë si mundësi të mirë për zhvillimin ekonomik të vendit, bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Alban Shala, nga kjo fabrikë, thotë se Kosova ka nevojë për një fond të tillë i cili do t'i ndihmojë prodhuesit vendorë për eksport dhe të jenë konkurrentë në vendet e rajonit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat