Thaçi vazhdon fushatën, viziton bizneset e vogla

Ekonomi

Thaçi vazhdon fushatën, viziton bizneset e vogla

Më: 21 prill 2014 Në ora: 10:35

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka vazhduar takimet me pronarët e bizneseve të vogla. Kryeministri Thaçi ka thënë se është takuar me shtatë pronarë të bizneseve të cilët vinin nga anët e ndryshme të Kosovës.
Thaçi ka thënë se deshta t'i dëgjoj këta ndërmarrës për planet dhe sfidat e tyre. Misioni im i ri nënkupton përkrahje masive bizneseve të vogla, që janë shtyllë e ekonomisë

“Në bëshkëbisedim me juve në Facebook, ju kam pyetur se cilët janë bizneset e vogla e të dashura të lagjes apo qytetit tuaj? Me rekomandimin e juaj u takova me “Kiëi Market” nga Shipol, “Deva Tours” nga Gjakova, fidanishten "Bytyqi” nga Klina, ëmbëltoren "Fati" nga Prizreni, marketin “Moza” nga Prishtina, ëmbëltoren legjendare “Elida” nga Prishtina si dhe biznesin e kartolinave "Carto Pinto" nga Prishtina.
Deshta t'i dëgjoj këta ndërmarrës për planet dhe sfidat e tyre. Misioni im i ri nënkupton përkrahje masive bizneseve të vogla, që janë shtyllë e ekonomisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas, Thaçit të gjitha këto takime vinë pasi që e ka marr iniciativën në Facebook. A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat